
Une jam Sadik XHELO. Prej 15 vjetesh merem me
biznes, biznes te vogel dhe te mesem. Pervoja ime ne kete fushe me
ka nxitur gjithmone qe te kerkoj fronte te reja biznesi te cilat
natyrisht rrisin te ardhurat dhe forcojne pozicionin tim ne treg.
Gjithmone kam synuar ti sjell fuqise blerese me te miren dhe te
vecanten. Dhe me se fundi mu dha rasti te sjell ne tregun
shqiptar aparaturen LaserMaster me moderne dhe unike ne Shqiperi,
per punime dekorative dhe monumentale ne nje sere materjalesh, te
cilat deri sot konsideroheshin si te paarritshme. Duke u nisur dhe
nga fakti qe djemte e mi kane nje pervoje dhjetevjecare ne fushen e
kompjuterit vendosa te investoj ne kete fushe, aq sa e bukur edhe te
veshtire per vete faktin se, nje aparature e tille aq e nderlikuar
dhe vecanerisht e rralle, ia ben servisin shume te kushtueshem. Dua
te theksoj se aparatura te tilla ne te gjithe boten jane prodhuar
dhe shperndare vetem 2500 cope, kjo sipas faqes zyrtare ne internet
te kompanise Kanadeze "Camtech" e cila prodhon keto makineri
LaserMaster komjuterike. LaserMasterin kemi vene ne pune prej
Shtatorit 2005 dhe prej diteve te para kemi pasur nje fluks te madh
kerkesash, aq sa nuk e kishim parashikuar, cka na beri te punojme me
orare te zgjatura. Nuk jua fsheh faktin se si fillim kemi pasur edhe
veshtisesi ne perdorimin e aparaturave dhe realizimin e nje pune
perfekte, cka na bente qe te kontaktonim me specialistet perkates,
por shume shpejt ne saj te vullnetit dhe kembenguljes se djemve,
arritem te krijojme vepra mahnitese dhe shume cilesore. Sot e them
me plote bindje se puna jone ka arritur kulmet e saj ne krijim dhe
cilesi, cka e verteton dhe fakti qe fluksi i kerkesave eshte
gjithnje e me teper ne rritje, cka na ka bere te studiojme mundesine
e shtimit te kapacitetit prodhues.
Nuk dua te zgjatem, por nuk mund te le pa
permendur dhe rolin e madh qe ka luajtur gruaja ime ne
karjeren time te biznesit, puna e palodhur e seciles ka bere qe te
jem ketu ku jam sot. Prandaj gjej rastin ta falenderoj, megjithese
nuk mendoj se thjeshte falenderimi do te ishte i mjaftueshem per
gjithe ate kontribut qe ka dhene dhe jep ne sherbim te
familjes tone..
Me respekt:
Pronari i
LaserMaster
Sadik XHELO