Une jam Sadik XHELO. Prej 15 vjetesh merem me biznes, biznes te vogel dhe te mesem. Pervoja ime ne kete fushe me ka nxitur gjithmone qe te kerkoj fronte te reja biznesi te cilat natyrisht rrisin te ardhurat dhe forcojne pozicionin tim ne treg. Gjithmone kam synuar ti sjell fuqise blerese me te miren dhe te vecanten. Dhe me se fundi mu dha rasti te sjell ne tregun shqiptar aparaturen LaserMaster me moderne dhe unike ne Shqiperi, per punime dekorative dhe monumentale ne nje sere materjalesh, te cilat deri sot konsideroheshin si te paarritshme. Duke u nisur dhe nga fakti qe djemte e mi kane nje pervoje dhjetevjecare ne fushen e kompjuterit vendosa te investoj ne kete fushe, aq sa e bukur edhe te veshtire per vete faktin se, nje aparature e tille aq e nderlikuar dhe vecanerisht e rralle, ia ben servisin shume te kushtueshem. Dua te theksoj se aparatura te tilla ne te gjithe boten jane prodhuar dhe shperndare vetem 2500 cope, kjo sipas faqes zyrtare ne internet te kompanise Kanadeze "Camtech" e cila prodhon keto makineri LaserMaster komjuterike. LaserMasterin kemi vene ne pune prej Shtatorit 2005 dhe prej diteve te para kemi pasur nje fluks te madh kerkesash, aq sa nuk e kishim parashikuar, cka na beri te punojme me orare te zgjatura. Nuk jua fsheh faktin se si fillim kemi pasur edhe veshtisesi ne perdorimin e aparaturave dhe realizimin e nje pune perfekte, cka na bente qe te kontaktonim me specialistet perkates, por shume shpejt ne saj te vullnetit dhe kembenguljes se djemve, arritem te krijojme vepra mahnitese dhe shume cilesore. Sot e them me plote bindje se puna jone ka arritur kulmet e saj ne krijim dhe cilesi, cka e verteton dhe fakti qe fluksi i kerkesave eshte gjithnje e me teper ne rritje, cka na ka bere te studiojme mundesine e shtimit te kapacitetit prodhues.
Kontaktoni pa ngurim per cdo lloj informacioni ne nr. e tel. 00355 692810185 ose duke na shkruar E_mail: [email protected], ose duke na vizituar ne qendren tone ne Cerrik, Vila "Sadik Xhelo" pas karburantit ne hyrje te Cerrikut kur vjen nga Elbasani..
Adresa:
z. Sadik XHELO
Vila "Sadik Xhelo" pas karburantit ne hyrje te Cerrikut kur vjen nga Elbasani
Tel.: 00355 5812733 - 5812703
Cel.: 00355 692810185
Email: [email protected]
Faqja Kryesore | Katalogu | Punimet Tona | Rreth Nesh | Kontakt
Copyright 2006, AlbLaser
Powered by ErviSoft.net.ms